Salon 14
Official Obituary of

Lejla (Kellici) Madhi

June 2, 1932 ~ August 2, 2021 (age 89) 89 Years Old

Lejla Madhi Obituary

Lejla (Kellici) Madhi, vajza e Qemal Kellicit dhe Behije Viganit, bashkeshorte e te ndjerit Sotir Madhit, nderroi jete ne 02 Gusht 2021 ne moshen 89 vjecare. Ajo le pas 2 femijet, Ester Madhi bashkeshorte e Aleksander Terezi, dhe Hermon Madhi bashkeshort i Enkelejda Mema, dy mbesa Livia dhe Alina dhe nipin Xhon, sterniperit Lucas dhe Matthew, dhe stermbesen Sophie. Ajo gjithashtu le pas vellain Skifter Kellici.
Lili ishte nje nene e dashur qe gjithe jeten ja perkushtoi familjes, femijeve, niperve dhe mbesave te cilet e deshen ate me gjithe dashurine qe mund te falnin zemrat e tyre te vogla.
Lili Këlliçi është një ndër të parat balerina që jetën e vet artistike e lidhi me botën e artit koreografik, duke filluar me grupin e valleve në Shtëpinë e Pionierit Tiranë, në Filarmoninë shqiptare, në Estradën e Shtetit dhe në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.
Lili Këlliçi lindi në 2 Qershor 1932 në Tiranë. Që në fëmijëri ajo tregoi dhunti në artin e kërcimit dhe e filloi jetën e saj artistike që në moshën 13 vjeçare në Shtëpinë e Pionierit, ku u aktivizua me grupin e valleve. Fal pasionit dhe punës me grupin e valleve emërohet valltare në Filarmoninë e Shtetit, ku mori pjesë në premierat e para të Filarmonisë si “Flamuri i Paqes”, Shatrivani i Bahçisarajt”,“Esmeralda”, apo edhe në vallet e operave “Rusallka”, “Ivan Susanin”, operetën “Agimi”, etj. Ka marrë pjesë në shumë turne, festival të rinisë botërore në Hungari e Gjermani, në koncerte të trupës jashtë atdheut, ku është dalluar për nivelin e lartë të interpretimit. Në vitin 1957, kur u themelua “Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore”, Lili do të emërohej si një nga dy solistet e para të grupit të valleve dhe për 15 vite rresht interpretoi me mjeshtri e origjinalitet në pjesën më të madhe të valleve, në skena të ndryshme të vendit, por edhe jashtë Shqipërisë, ku shkëlqeu me elegancën, elasticitetin dhe frymën shpirtërore që i dha valles shqiptare. Ajo shkëlqeu me interpretimin brilant të valleve popullore, nga jugu në veri duke krijuar një figurë të veçantë artistike në vallet si: “Vallja e vajzave të Tropojës”; Vallja e Dardhës”, ”Vallja e Dibrës”, ”Dropullitja”, ”Potpuri tiranase”, “Vallëzimi i shqipeve”, etj. Figura e Lilit do të ketë vendin e saj të padiskutueshëm në TKOBAP, në artit koreografik shqiptar. Për gjithë veprimtarinë e saj artistike, ajo është vlerësuar me titullin “Naim Frashëri”.

Ceremonia e lamtumires se fundit do te mbahet ne Hamel-Lydon Chapel ne Quincy, MA te shtunen data 07 Gusht 2021 nga ora 10:30am-1230pm dhe me pas do te percillet ne banesen e fundit ne Pine Hill Cemetery in Quincy, MA.

Lejla Madhi (Kellici) of Quincy passed away Aug 2nd .  Wife of the late Sotir Madhi.  Cherished mother of Ester Terezi of Quincy and Hermon Madhi of Albania.  Sister of Skifter Kellici Loving Grandmother of Livia, Alina and Xhon.  Great Grandmother of Lucas, Matthew and Sophie.  Relatives and friends are respectfully invited to attend the visiting hours Saturday 1030-1230PM in the Hamel Lydon Chapel, 650 Hancock St., Quincy.  Interment following in the Pine Hill Cemetery, Quincy.

Friends and family have shared their relationship to show their support.
How do you know Lejla (Kellici) Madhi?
We are sorry for your loss.
Help others honor Lejla's memory.
Email
Print
Copy

Services

Visitation
Saturday
August 7, 2021

10:30 AM to 12:30 PM
Hamel - Lydon Chapel ne Quincy (Pine Hill Cemetery, Quincy, MA, Hancock St)

Interment
Saturday
August 7, 2021

1:00 PM
Pine Hill Cemetery
815 Willard Street
Quincy, MA 02169

SHARE OBITUARY

© 2024 Hamel, Lydon Chapel and Cremation Services of Massachusetts. All Rights Reserved. Funeral Home website by CFS & TA | Terms of Use | Privacy Policy | Accessibility